Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

U pendua se u shndërrua në grua, i riu padit Shërbimin Shëndetësor britanik për kastrim

12:03 / June 25, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Britani BE1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i ri britanik që hoqi organet e tij  mashkullore po padit Shërbimin Kombëtar Shëndetësor (NHS) për ndërhyrjen e kryer. Ai thotë se doktorët nuk e paralajmëruan për rezultatin drastik të ndërhyrjes që ndryshon një pjesë të trupit, e cila e ka lënë steril, me urinim të papërmbajtur dhe ndjesinë e një “eunuku seksual”.

“Nga çasti që u zgjova pas operacionit, e dija që kisha bërë gabimin më të madh të jetës time”, shkroi ai në Twitter. Aktivistët thonë se është rasti i parë i neglizhencës mjekësore i NHS ndaj transgjinorëve në Britani.

Pacienti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të turpit që ndjen, është në të 30-at ka bërë regres në transformimin e tij për t’u kthyer nga grua në burrë sërish. Ai thotë se është homoseksual dhe se seksualiteti i tij duhej diskutuar përpara se të kryente ndërhyrjen e pakthyeshme dhe radikale.

“Unë jam kastruar. Ky është termi i duhur”, shkruhet në Twitter-in e tij me 19.000 ndjekës. “Nuk arrij ta besoj që NHS-së iu lejua të ma bënte këtë. As nuku pyeta nëse doja të ngrija spermën apo të kisha fëmijë në të ardhmen”.

Ditën e djeshme, TullipR (pseudonimi që përdor i riu), postoi një grumbull letrash mjekësore që do të përdoren nga avokatët e tij në çështjen ndaj NHS-së.

Trangjinori thotë se u transformua në moshën 25-vjeçare, më shumë se një dekadë më parë dhe nisi të merrte hormone femërore për të formësuar trupin e tij. Më pas, kreu ndërhyrjen që heq organin gjenital mashkullor dhe përdor indet për të ndërtuar një vaginë false.

TullipR thotë se në familje nuk e kanë përkrahur kurrë seksualitetin e tij, në moshën 23-vjeçare ndiente se nuk ishte në trupin e duhur dhe në momentin që gjeti një forum online për meshkujt që dëshironin të ishin femra, pranoi sugjerimin e tyre për të kryer operacionin “para se të ishte shumë vonë”.

“Nuk ndiej asgjë në pjesën e poshtme. Mund të më godasësh me thikë dhe s’do ta ndieja. E gjitha është e mpirë. Askush nuk më tha se mbetet vetëm baza e penisit tënd pasi nuk mund të hiqet. Do të thotë që ke një cung brenda që dridhet”.

Ai thotë gjithashtu se dëshira seksuale u shua kur nisi të merrte hormonet femërore. “Isha i lumtur që po e hiqja qafe, por tani…e kuptoj çfarë po humbas dhe s’do e kem më”. Në postime, ai përshkruan gjithashtu se ka shumë vështirësi me urinimin, i cili i merr të paktën 10 minuta, ndërsa shpesh e gjen veten të lagur pa vetëdije.

Nga statistikat e NHS, 13.500 njerëz ishin në lsitën e pritjes vitin e shkuar një takim për trajtimin e identitetit gjinor, i cili më pas mund të rezultojë në operacionin final.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave

17:45 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Arabia Saudite nën alarm pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë natës, raportohen probleme me sistemet e navigimit në aeroport

09:00 / September 19, 2026

SHBA, Danimarka dhe Groenlanda arrijnë marrëveshje për sigurinë në Arktik, Trump: Asnjë forcë armiqësore nuk do të ketë prani në ishull

08:44 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.