Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nxjerrë të tjera detaje lidhur me vrasjen e Marigona Osmanit.
Mësohet se Dardan Krivaqa e kishte dhunuar Marigona Osmanin, duke e tërhequr me forcë drejt banjës. Sipas prokurorisë, Arbër Sejdiu, ishte kujdesur që dhuna që po zhvillohej ndaj 18-vjeçares të mbahej fshehur, pa e marrë vesh fqinjët apo dikush përreth.
Në aktakuzën e ngritur për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, Prokuroria Themelore e Ferizajt arriti në përfundimin se nga Dardan Krivaqa është kryer vepra penale “dhunimi”, ndërsa Arbër Sejdiu, e ka ndihmuar duke bashkëpunuar me të.
Prokuroria konstaton se Krivaqa ka kryer marrëdhënie seksuale me të ndjerën pa pëlqimin e saj, ndërsa gjatë dhunimit është përdorur edhe një kabllo telefoni dhe ujë për ta këndellur 18-vjeçaren, që sipas prokurorisë kjo është bërë me qëllim që ajo t’i ndjente dhimbjet më shumë.
Nga informacionet e dhëna nga Policia e Kosovës, në aktakuzën e prokurorisë theksohet se Dardan Krivaqa është i dyshuar që nga viti 2006 për kryerjen e 133 veprave të ndryshme penale.
Pjesë nga dosja:
Nga raporti i autopsisë rrjedh se e ndjera ka pasur lëndime të freskëta rreth syrit të majtë, të djathtë, përgjatë dorës dhe mjekrës, gjoksit, sqetullës, abdomenit, kofshës së majtë dhe të djathtë, krahut të majtë e të djathtë, parakrahut të majtë e të djathtë. Ndërsa dëmishje dhe gërvishtje lëkurore ka pasur në faqen e majtë në fytyrë, në anën e majtë dhe të djathtë të qafës.
Përgjatë dy faqeve dhe në nofullën e poshtme… Thyerje të brinjëve dhe shtyllës kurrizore. Ka pasur thyerje të unazës së parë dhe të dytë të qafës në mes tyre dhe këputje parciale të palës së qafës në atë regjion.