Sarah Berisha dhe Dj Pm, një ndër çiftet që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother, janë gjithmonë në “syrin mediatik” sa i përket vazhdimit të marrëdhënies së tyre.
Duke marrë shkas nga postimet e rralla që ata bëjnë me njëri-tjetrin, fansat nisën të aludonin se çifti mund t’i ketë dhënë fund lidhjes.
Por Sarah ka sqaruar të vërtetën, duke hedhur poshtë aludimet, duke publikuar një fragment nga qëndrimi i saj dhe Pm në shtëpinë e Big Brother Vip.