Këngëtarja Era Istrefi këto kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktive me postime në rrjetet sociale, çka ka bërë që fansat e saj të aludojnë për ndonjë shtatzëni të mundshme.
Në fakt shkak u bënë disa foto tyë këngëtares pak kohë më parë ku dukej me barkun e rrumbullakosur. Por mesa duket nuk është kështu.
Era ka postuar foto në rrjetet sociale, ku shfaqet nga karantina. E si mund ta shihni, ajo gëzon forma perfekte. “Karantinë, dita e 25. Çfarë bëtë të gjithë?”, shkruan ajo në postim. Mesa duket bjondja seksi ka ende kohë derisa të bëhet nënë për herë të parë.
