Pak orë më parë ju informuam në lidhje me një donacion të madh prej dy milionë eurosh të presidentit të klubit të basketbollit Mornar, Gjordje Paviceviç nga Tivari i Malit të Zi. Lajmi u përhap shumë shpejt në rrjetet sociale nga mediat malazeze dhe kosovare, por biznesmeni tregoi se lajmi është i pavërtetë.
“Unë e kuptoj shqetësimin dhe situatën që ka pllakosur popullatën shqiptare dhe i simpatizoj. Nuk i kam harruar pasojat e tërmetit të vitit 1979. Sigurisht që dua ta ndihmoj popullin shqiptar që pësoi dëme nga tërmeti shkatërrimtar, por shumë e deklaruar në rrjetet sociale, nuk i kam mundësitë”, ka treguar Pavicevic për portalin “Jedro.me”.
Biznesmeni i njohur malazez u shpreh se lajmi i përhapur duke përdorur mjerimin e banorëve në Shqipëri, është bërë me qëllimin për të dëmtuar klubin e Mornar.