Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Elbasanit për 34-vjeçarin Luan Dulellarin, banues në fshatin Vloçisht të bashkisë Maliq, i konsideruar si bashkëpunëtor në vrasjen e kamarierit në Fushë-Labinot. Nga sa kemi arritur të mësojmë, Dulellari nuk ka pranuar të flasë në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj tij.
Gjyqtarja Idush Maliqi pasi ka shqyrtuar të shqyrtuar të gjitha provat e paraqitura nga prokurori Gentian Abazi ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg “. Ndalimi tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” lidhur me ngjarjen e ndodhur në datë 2 tetor 2021.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Labinot Fushë në Elbasan, ku në ambientet e një lokali pas një konflikti për motive të dobëta, 33-vjeçari Erjon Llapushi ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin Gazment Kurmaku, kryekamerier , i cili për pasojë gjeti vdekjen në spital disa ditë më pas.
