Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

U përplas me Bashën në Kuvend/ Bardhi sqaron rrethanat! Çfarë ju tha Tabakut për shkresat dërguar Nikollës

23:26 / September 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gazment bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka sqaruar rrethanat e përplasjes me Bashën në Kuvend, në momentin që kryetarja Lindita Nikolla anonçoi kryetarin e ri të grupit parlamentar të PD-së.

Duma: Përmende dhe rithe qesharak. Por pash Zotin çfarë i thua Bashës tek ulset në Parlament, që gati e kërcënon dhe ai nuk reagon?

Badhi: Në fakt unë nuk dua të them se çfarë bisedash bëmë. Një skenë e tillë padyshim që nuk më bën krenar sepse unë nuk jam atje për të bërë  debat me zotin Basha. Në nisje të seancës kemi patur një komunikim shumë normal. Jemi përshëndetur ashtu sikurse jam përshëndetur me çdo koleg deri në momentin që zona Nikolla lexoi njoftimin që kishte firmosur zoti Basha.

Në atë moment kolegia Tabaku e pyet: “Çfarë është kjo shkresë që ke sjellë në Kuvend?”

Duma: As Tabaku nuk dinte gjë…

Bardhi: Ne e dinim që shkresa kishte ardhur në Kuvend, sepse aq informacion në Kuvend e kemi. Por e pyet “ç’është kjo shkresë që ke firmosur?”, dhe me një qetësi absolute Basha i përgjigjet “nuk kam dijeni, nuk merrem unë me procedurat”. Ndërkohë që shkresën e kishte firmosur vetë.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit kishte fjalën unë nuk bëra asnjë lloj reagimi, por thjesht shtypa butonin për të kërkuar fjalën për procedurë. Në atë moment sigurisht që zoti Basha ka menduar se unë do ta kundërshtoja atë akt dhe më kthehet dhe më thotë “më lejo një këshillë. Ska nevojë të bësh debat dhe sherr. Çou merr fjalën si kryetar grupi parlamentar që je.”. Por këtë akt dhe këtë lloj sjellje pa iu dridhur qerpiku unë e konsiderova hipokrite. Pra na fut vetë në një situatë krejtësisht të pakëndshme për deputetët dhe grupin, dhe pasi ka bërë veprimin më kërkon që ta marrë unë fjalën si kryetar grupi ndërkohë që ka firmosur një shkresë që tregon se ai është kryetari i grupit parlamentar të PD.

Basha Gazmend Bardhi perplasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.