Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një motor është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes së fortë, Xhevahir Maksuti, 25 vjeç, ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin e përplasjes me motorin.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.