Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“U përpoq të manipulonte zgjedhjet presidenciale”/ Donald Trump padit Hillary Clintonin dhe ish-shefin e FBI-së: Më kanë ngatërruar edhe me Moskën

22:17 / March 24, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Donald Trump ka paditur ditën e sotme ish-kandidaten për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton. Padia e Trump ka në objekt të saj pretendimin e se Hillary Cliton së bashku me bashkëpunëtorët e saj u përpoqën të manipulonin zgjedhjet presidenciale të viti 2016 për kreun e Shtëpisë së Bardhë, si dhe për akuzat e lidhjeve të Trump me Rusinë.

Midis emrave të tjerë që janë paditur bëjnë pjesë Christopher Steele, një ish-spiun britanik që grumbulloi dosje të lidhjeve të dyshuara midis Trump dhe Rusisë, ish-drejtori i FBI-së, James Comey, i cili po hetonte lidhjet e mundshme të Trump me Moskën dhe Komitetit Kombëtar Demokratik.

“Në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, Hillary Clinton dhe kolegët e saj orkestruan një komplot të paimagjinueshëm – një komplot që trondit ndërgjegjen dhe është një fyerje për demokracinë e këtij kombi”, thuhet në padinë e Donald Trump.

“Duke vepruar së bashku, të pandehurit komplotuan në mënyrë dashakeqe për të hartuar një narrativë të rreme se kundërshtari i tyre republikan , Donald J. Trump, po bashkëpunonte me një vend armiqësor.  Veprimet e ndërmarra në mbështetje të skemës së tyre – falsifikimi i provave, mashtrimi i zbatimit të ligjit dhe shfrytëzimi i aksesit në burime të dhënash shumë të ndjeshme – janë kaq subversive dhe ndezëse sa vetë ngjarjet e Watergate do të dukeshin mjaft të vogla në këtë rast”.

Trump, i cili fitoi përballë Hilary Clintonit në zgjedhjet e vitit 2016, pretendon se janë vjedhur sekretet tregtare dhe është ndërtuar një komplot ndaj tij përmes gënjeshtrave. Në padi kërkohet edhe një shumë parash e papërcaktuar, si dëmshpërblim.

Një hetim federal mbi lidhjet e fushatës së Trump me Rusinë shkaktoi një varg dënimesh kur disa nga bashkëpunëtorët e tij u zbuluan se kishin gënjyer për takimet me zyrtarët rusë. Një raport prej 966 faqesh i lëshuar nga një komitet i Senatit të SHBA-së i udhëhequr nga republikanët në gusht 2020 detajoi se si Rusia përdori aleatin e Trump, Paul Manafort dhe uebsajtin e WikiLeaks për t’i dhënë forcë Trumpit të fitonte në zgjedhjet e 2016-ës.

Por episodi është përdorur nga Trump që atëherë për t’u ankuar se ai ishte viktimë e një gjuetie shtrigash.

Mes emrave është edhe Jake Sullivan, i cili tani është këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Joe Biden si dhe agjentët e FBI-së Peter Strzok dhe Lisa Page, mesazhet e të cilëve u kapën nga Trump dhe mbështetësi i tij si dëshmi e një komploti. Gjithashtu edhe menaxheri i fushatës së Clinton-it në vitin 2016, Robbie Mook, dhe Charles Dolan, një konsulent PR-i, i cili ishte i lidhur me dosjen e Steele.

padia

manipulim trump Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.