Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi u takua me disa fermerë që po kultivojnë prej vitesh varietete të ndryshme rrushi në serra. Sipërfaqja totale është rreth 20 hektarë ndërsa prodhimi shkon në disa qindra ton. Rrushi eksportohet në vende të Bashkimit Europian me një çmim relativisht të lartë duke iu siguruar fermerëve të ardhura të mira. “Ne do të stimulojmë më tej fermerët që kultivojnë përmes serrave. në vitin e ardhshëm do të përfshijmë në Skemën Kombëtare subvencionimin e plastmasit që përdoret për serra, si dhe do të shohim mundësinë e përjashtimit të tij nga taksat”, shkruan Çuçi.
Postime te ngjashme
Add A Comment