Një 63-vjeçar nga Tiranë, me detyrë infermier në Spitalin e Traumës nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19 dhe ka humbur jetën. Pëllumb Maletaj është mes 6 viktimave të raportuara sot nga Ministria e Shëndetësisë e cila deklaroi sot se ai vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Infermieri 63-vjeçar nuk është infektuar në spital. Kjo pasi, pavioni ku ai shërbente nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar e as të konfirmuar me COVID 19, qoftë mes stafit por edhe mes pacientëve.
