Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

U publikuan tre milionë numra të shqiptarëve, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Do hetojmë si herët e tjera

15:46 / June 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Numra 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar një ditë pasi u publikua në tjetër databazë me të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë.

Pas skandalit të publikimit të pagave të muajit janar, tashmë janë bërë publike numrat e telefonit të 3 milionë shqiptarëve, reklamuar në një faqe në internet për t’u shitur.

Në një reagim zyrtar, Zyra e Komisionerit bën me dije se do të ndërmarrë një hetim administrativ dhe për këtë kërkon bashkëpunim nga çdo institucion përgjegjës.
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si autoriteti mbikëqyrës i legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, vlerëson me seriozitet çdo rast të cenimit/shkeljes të kësaj të drejte dhe lirie themelore të njeriut.

Zyra e Komisionerit është vënë në dijeni nga informacionet e publikuara në media, për shitjen në internet të një baze të dhënash në përmbajtje të të cilës ka gjeneralitete, numra telefoni dhe vendin e punës për 3 milionë qytetarë. Në mbështejte të nenit 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në përmbushje të detyrimeve të përcaktuara në ligjin nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, Zyra e Komisionerit do të ndërmarrë një hetim administrativ, si dhe do të kërkojë bashkëpunimin e çdo institucioni përgjegjës për qartësimin e rrethanave të çështjes. Duke vlerësuar rolin e medias për ekspozimin e fenomeneve negative, Zyra e Komisionerit u bën thirrje të gjitha organeve që ushtrojnë veprimtarinë në këtë sektor (audio/vizive, të shkruara, online) që të tregohen të vetëdijshme për detyrimin e respektimit të kësaj të drejte individuale.

Ushtrimi i të drejtës së lirisë së shprehjes nuk është i pakufizuar dhe në çdo rast, realizohet në mënyrë të balancuar dhe proporcionale me të drejtat dhe liritë e tjera themelore të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, apo në aktet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë (Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa 108 “Për mbrojtjen e individëve nga përpunimi automatik i të dhënave personale” të Këshillit të Evropës, etj).“Interesi më i lartë publik” ka përparësi mbi çdo përpjekje për ta kthyer këtë situatë në një lojë shumë të rrezikshme për cenimin e privatësisë dhe të dhënave personale të qytetarëve.

Nga ana tjetër, opinioni publik duhet të tregoj kujdes të shtuar dhe të jetë i ndërgjegjësuar për të refuzuar përfshirjen në përdorimin/përhapjen e paligjshme të kësaj baze të dhënash nëpërmjet çdo mjeti e forme të komunikimit masiv.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.