Tifozët italian dhe hollandez morën vëmendjen maksimalë të mediave shqiptare në ditët e fundit, jo vetëm për shkak të incidenteve që shkaktuan, por edhe si pasojë e natyrës së tyre. Nw rrjetet sociale nuk munguan dhe videot virale sikurse ishte puthja e dy gazetareve shqiptare. Gazetaret Glidona Daci dhe Ema Shazivari, të dyja protagoniste të këtyre momenteve virale shprehen se ndonëse këto momente do i kujtojnë përgjatë gjithë karrierës së tyre personale, janë ndjerë të fyera nga komentuesit shqiptarë.
“Komente nga më fyese, arritën që përveç komenteve në faqe dhe TikTok, por dhe Instagramin tim. Ka patur një boom shumë të madh. Më mërziti diskriminimi dhe bullizimi. Më thanë vrit veten se je turpi i Shqipërisë. Nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë, fjalët më të poshtra dhe më të ndyra. Madje dhe persona të shkolluar, jurist dhe nga policia që kanë komentuar në Facebook. Paragjykonin nga fakti se po të ishte mashkull shqiptar, ti do e kishe denoncuar në polici.” – rrëfeu Daci, gazetare e Tv Klan, në lidhje me reagimet që ajo ka parë të shikuesve të videove të saj.
Ndërkohë Shazivari shprehu se mentaliteti i hapur i hollandezëve vihej re, për pasojë dhe ato ishin më të çlirat në kontakt me ta.
“Nëse shqiptarët do ishin ndonjëherë kaq pozitivë sa hollandezët, le të na puthin se nuk ka ndonjë gjë. Çështja është se nuk janë. Atmosfera që përcollën tifozët hollandez ishte perfekt. Pavarësisht se në media u shfaq ana e errët. Faktikisht ata kanë pirë shumë birra, sa në Pedonale mbaruan.” – tha gazetarja e televizionit ABC.