Kavaja është tronditur ditën e sotme, nga të shtënat me armë zjarri. Arjan Gosa është qëlluar për vdekje me plumb në kokë, në ambientet e një lokali.
Mësohet se shkak i kësaj vrasjeje dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes, pasi pak muaj më parë, Armand Gosa mbeti i vrarë pas një konflikti me Altin Rexhën me 29 mars të këtij viti. Viktimë ditën e sotme mbeti Arjan Gosa, pra vëllai i Armand Gosës.

