Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U rrëmbye 13 vjeç gjatë luftës në Kosovë, bashkohet me familjen pas 24 vitesh

15:08 / October 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
653baa1396deaWhatsApp Image 2023 10 27 at 14.08.23 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një histori sa e vërtetë aq e pabesueshme. Abedin Avdiun e gjeti 13 vjeç lufta në Kosovë. Në atë kohë së bashku me 20 fëmijë të tjerë u rrëmbye. Nga ajo ditë familja e dinte të vdekur.

Duket si një skenar filmi, por kjo është historia e 38-vjeçarit Abedin Avdiu, i cili u shfaq në ekran 24 vite pas rrëmbimit, ndërsa kërkonte familjen e tij. Familja Avdiu mësoi lajmin se djali i vogël të cilin ata e dinin të vrarë jetonte shëndosh e mirë.

Në një lidhje direkte nga Italia, Abedin Avdiu u surprizua nga moderatorja e programit Odeta Dume, e cila transmetoi videon e babait të tij, Ramadan Avdiut. 38-vjeçari i mbytur në lot nuk mund ta besonte se më në fund kishte gjetur familjen.

Ramadan Avdiu: Abedin, djali im Allah shyqyr. Nëpër telefona e kemi parë …(qan). Unë natë e ditë ta përmendja emrin tënd o Abedin. Babain tënd as natën e as ditën nuk e ka zënë gjumi, lusja Zotin të të gjeja. Kemi menduar se ke vdekur, ti shyqyr je gjallë djali im. Sa më shpejt djali im të vish tek babi.

Abedin Avdiu: Po, ky është babai im!…(përlotet)

Por surprizat për Abedinin nuk do të ndalnin këtu, pasi motra, Aishe dhe vëllai i tij, Sabri kishin udhëtuar nga Mitrovica për të qenë pjesë e studios. Ata folën për herë të parë me njëri-tjetrin pas më shumë se dy dekadave, ndërsa të mbërthyer nga emocionet fjalët ishin të pakta.

Sabri Avdiu: Vëlla, si je?

Abedin Avdiu: Mirë, si je ti vëlla?

Sabri Avdiu: Mezi pres të të takoj, jam i shokuar.

Abedin Avdiu: Nuk e besoja kurrë se do t’ju gjeja.

Aishe Avdiu: Vëlla të gjithë kemi qarë, babai po të pret. Jemi gëzuar shumë. Vëllai jonë kemi qejf sa më shpejt të vish.

I rrëmbyer në moshën 13-vjeçare, Abedin Avdiu bashkë me 20 fëmijë të tjerë u dërguan në Itali nga rrëmbyesit, të cilët i detyronin të vidhnin. Fati donte që vogëlushi t’i shpëtonte rrrëmbyesve e të denonconte në polici autorët. Për vite të tëra u rrit në një jetimore në Itali. Vite më vonë vendosi të kërkojë familjen biologjike. Bashkimi i shumëpritur mes familjes Avdiu dhe djalit të tyre Abedinit pas 24 vitesh ka emocionuar jo vetëm protagonistët e kësaj ngjarje, por të gjithëve ne. Kjo histori është një histori shprese dhe frymëzimi për këdo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

17:34 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

Reforma territoriale, Tirana News siguron draftin e PS-së. Shkrihen 15 bashki, mbeten 12 qarqe! Qyteti nivel i ri qeverisës, Rinasi i shtohet Tiranës

15:35 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.