Aktualisht në vend janë 33 persona të shëruar nga koronavirusi e mes tyre janë dhe gjashtë mjekë e infermierë. Ata do të qëndrëojnë në vetëkarantin për dy javë për tu rikthyer më pas të shërbejnë në sistemin shëndetësor.
Sipas saj, pas mjekut në spitalin e Durrësit dhe infermierit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, edhe katër mjekë dhe infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” rezultojnë të shëruar.
“Janë konfirmuar negativë në të dy testimet deri tani 3 mjekë dhe 3 infermierë. Por stafi do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore”- ka thene ajo, duke shtuar se “Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar”