Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U shkarkua nga shoqata e bashkive, Ademi nuk njeh vendimin: Eksponentë të PS tentuan..

14:53 / June 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ademi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas vendimit të shoqatës së bashkive për ta shkarkuar atë nga detyra dhe për të emëruar në postin e drejtuesit Pjerin Ndreun.

“Shqyrtimi dhe vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019, është një ndër 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, kushte të dakordësuara në takimin e Ministrave për Europën.

Ritheksojmë se Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, shoqëria civile në Shqipëri, qytetarët shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, të gjithë partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në Lezhën e Besëlidhjes, sot eksponentë të Partisë Socialistë tentuan të dëmtojnë Demokracinë. Sot pati një tentativë për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, veprime te ndërmarra nga eksponentë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cënon hapur parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë konsideron se demokracia lokale dhe sundimi i ligjit kanë rëndësi madhore për integrimin e vendit tonë. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është e vendosur për të vijuar deri në fund duke shprehur vullnetin e saj për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Voltana Ademi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasen dy helikopterë pranë Everestit, një i vdekur dhe dy të plagosur

10:16 / November 3, 2026

Ndryshon orari i lëvizjes në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror

10:05 / November 3, 2026

Sulmet me dronë rusë e kthejnë Detin e Zi në një nga korridoret detare më të rrezikshme në botë

09:49 / November 3, 2026

Rama fton sërish studentët në dialog, mesazhi nga “Sofra e Gurtë” përballë Kryeministrisë

09:41 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.