Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

U shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit, nis ndërtimi i shkollës në Fushë Krujë, Rama i prerë: Duhet respektuar…

12:43 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ne f kruje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Derven të Fushë-Krujës ka nisur puna për ndërtimin e shkollës së re “Kastrioti” dhe kopshtit të integruar si objekt më vete në hapësirën e saj, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Hapet me këtë objekt, seria e kantiereve të Rindërtimit nga themelet të 129 shkollave, të cilat do të rilindin me standarde arkitektonike e arsimore shembullore, në përputhje me standartet europiane, mbi rrënojat e ngrehinave të shëmtuara e të degraduara që shkatërroi tërmeti”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

Ndërsa gjatë inspektimit në terren, Rama kërkoi që afati të jetë para 26 nëntorit të këtij viti, me qëllim që nxënësit të futen për mësim në këtë shkollë.

“Kjo është shkolla e parë që fillon në terren, të martën nisim infrastrukturën e Krujës,
paralel shkollave është edhe infrastruktura shoqëruese, javën tjetër nisim në Fushë Krujë e më pas me Thumanën”, tha ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Specialisti: Shkollën në fund të nëntorit do e përfundojmë, 15 nëntor.

Rama: Në 26 nëntor duhet të fusim fëmijët në shkollë. Ajo që duhet të mos lejojmë që kjo pjesa e shtëpive të kryqëzuara të mos marrë shumë kohë edhe pse ëështë e domosdoshme. Po me lagjet e përqëndruara të shtëpive individuale?

Ministri Ahmetaj: Ka një specifikë, planet e detyruara vendore, vendosja, infrastruktuara
për 20 ditë do kemi gati planin për dy bashkitë e para e pastaj do nisë ndërtimi.

Rama: Është një transformim i madh, këtu ishte një stallë e tmerrshme, tani po kthehet në një shkollë evropiane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.