Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U shoqërua për abuzim me të miturën, 25-vjeçarja tregon peripecitë në Komisariat: Më thanë që jam me rrezikshmëri të lartë, e ëma tha nuk është kjo

13:59 / February 3, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zemra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 27 janar të këtij viti denoncimi i një të miture në policinë e Vorës se kishte qenë e abuzuar seksualisht nga një vajzë 25-vjeçare shokoi opinionin publik. E mitura në gjendje tejet të rënduar psikologjike nga ngjarja e rëndë që mendohet të ketë ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në një banesë në “Rrugën e Elbasanit” dha para uniformave blu të dhëna konkrete për të dyshuarën. Menjëherë u organizua puna dhe vetëm një ditë më vonë policia vuri në pranga 25-vjeçaren e dyshuar.

Pas sorollatjesh në komisariate të ndryshme për orë të tëra 25-vjeçarja  u ballafaqua me akuzat të cilat i mohoi menjëherë. E papritura ndodhi kur e mitura dhe nëna e saj u ballafaquan me 25-vjeçaren dhe mohuan që ajo të ishte autorja e ngjarjes së rëndë pavarësisht se gjeneralitetet korrespondonin. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” ka qenë sot 25-vjeçarja për të rrëfyer përfshirjen në këtë histori të pazakontë si edhe çfarë ndodhi në orët kur ajo lëvizte me pranga në duar sa në një komisariat në tjetrin.

“Kam mbaruar shkollën e lartë për mësuesi. Për ngjarjen nuk kisha dijeni. Policia shkoi në qytetin tim takoi babain. Më pas fola dhe unë vetë me policinë më thanë që ka një denoncim kundër meje. Shkova në komisariat u paraqita vetë. Shkova në komisariatin nr. 1. Nuk isha e informuar. Pyeta për çfarë isha e akuzuar por nuk më dha njeri informacion. Më vunë prangat më morën edhe telefonin. Mbajtën të izoluar dhe një shokun dhe shoqen time që më shoqëruan. Qëndrova nga ora 8 deri ne 12:30 të natës në komisariatin 1 me pranga në duar. Kisha uri kërkova ushqim por nuk më dhanë”, tregon e reja.

Policia e qytetit tënd e dinte për çfarë kërkoheshe?
Jo nuk e dinin. Më pas kam shkuar me makinë policie në Vorë. Aty takoj oficerin që më tha akuzën që kishte ndaj meje. Ishin të dhënat e mia emri, mbiemri, atësia, vendlindja. Një ditë më parë vajza kishte parë foton time dhe kishte thënë se isha unë abuzuesja.

Oficeri më tha që kemi folur një ditë më parë në telefon. I thashë që e kishte gabim. Numri që ai më tregoi nuk ishte i imi. Unë isha e qetë sepse unë s’kisha lidhje. Jeta ime është shumë e angazhuar për t’u marrë me këto. Mendova se ishte e stisur nga dikush që ka përdorur emrin tim me keqdashje.

E njeh te miturën?

Jo nuk e njoh se kam parë asnjëherë. As në Vorë nuk kam qenë. Kur takova nënën e të miturës më erdhi shumë keq. Unë kam bërë master për psikologji dhe i ofrova ndihmë njerëzore asaj.

Si ishte sjellja e policisë?
Në komisariatin nr. 1 u sollën keq. Nuk më dhanë asnjë shpjegim. Vetëm më vunë prangat. Edhe në tualet shkova me policen. Edhe në dhomë rrija e shoqëruar. Më thanë që jam me rrezikshmëri të lartë publike. Ndjesia ishte shumë e keqe. Brenda vetes isha e qete por gjithsesi rrezikoja burgun.

Çfarë ndodhi gjatë ballafaqimit?
Nënën e pyeta si e kishte njohur 16-vjeçarja abuzuesen dhe ajo më tha që fliste me këtë vajzën në “Whatsapp”. Nëna më tha se abuzuesja kishte shkuar si shoqe në shtëpinë e të miturës dhe fjeti dy net në shtëpinë e saj. Vajza e rritur kishte thënë se e donte vajzën si motër dhe do e mbronte.

Kur u ballafaqova me të, e ëma tha nuk është kjo vajza dhe aty ndërruan qëndrim ndaj meje. Në polici kërkoheshin dhe 3 vajza të tjera që kishin identitetin tim.

Kur u lirova i kërkova shumë falje shoqes time sepse ajo u detyrua të rrinte orë të tëra me mua. Pastaj kam telefonuar mamin dhe e njoftova.

Babai i 25-vjeçares
“Policia erdhi në shtëpi rreth orës 7. Dola, u tremba se thashë çfarë do policia në shtëpinë time. Verifikuan për vajzën. U shqetësova shumë nuk dija çfarë të mendoja. Isha si i vdekur. Edhe sot që vajza u la e lirë jam shumë i shqetësuar. Nuk e mendova kurrë se vajza mund të kishte bërë gabim sepse e di çfarë fëmije kam rritur. Unë kam tre vajza dhe të tria i kam shumë të mira”, deklaroi babai i të resë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka, dëshmia e autorit: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

09:29 / November 10, 2026

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.