Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U shpall në kërkim për pengmarrjen në Kamëz / Kush është Altin Hajri, koka e trafikut të drogës nga Afganistani në Itali

20:07 / January 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5e2f301498be4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia arrestoi sot Leonard Hajrin dhe djali i xhaxhait të tij janë arrestuar sot si të dyshuar në pengmarrjen e Jan Prengës, 10 ditë më parë në zonën e Kamzës.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur edhe vëllai i Leonardit, Altin Hajri. Të dy ata dyshohet se kanë marrë peng Prengën, e kanë çuar në kompleksin e tyre  “Golden” në Shijak dhe e kanë vrarë, por ende nuk ka gjurmë të trupit të 49-vjeçarit.

Rezulton se i shpalluri në kërkim, Altin Hajri ka qenë i akuzuar nga drejtësia italiane si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Në vitin 2015 ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar por 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke ia hequr emrin nga listat e të kërkuarve. Megjithatë në kërkim ndërkombëtar mbetet vëllai tjetër i tij, Emiliano Hajri.

Në tetor të 2015, pas një operacioni të përbashkët të policisë shqiptare dhe asaj italiane u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë.

Të arrestuarit në qytetin e Durrësit ishin djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij, Hajri Balla dhe Fortuz Hajri. Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit 2015. Ata akuzoheshin në atë kohë për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa i kishin shpëtuar operacionit të policisë në vitin 2015, bashkë me Altin Hajrin.

Ndërkohë në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro.

Altin dhe Leonard Hajri, janë pronarë të një kompleksi luksoz në Xhafzotaj. Pranë tij, Altin Hajri ka selinë e një biznesi tjetër, “Alt Oil 2008”  e krijuar në vitin 2008.

  • 640 0 5e2f2ffe9c0b7

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Alarm emergjence në telefonat e miliona britanikëve, rrezik i lartë nga zjarret në Angli dhe Uells

10:50 / August 15, 2026

Zjarri përfshin 300 hektarë pyje në Gjermani, evakuohen mbi 2 mijë banorë, flakët afrohen pranë fshatit

10:45 / August 15, 2026

Ronaldo dhe Georgina nënshkruajnë marrëveshje paramartesore para martesës sekrete, zbulohet edhe detaji për pasurinë

10:31 / August 15, 2026

Zjarret në vend/ 35 vatra zjarri në 24 orë, 8 vijojnë aktive, Forcat e Armatosura dhe mjetet ajrore në terren

09:42 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.