Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U shpall “Non Grata” nga Britania, Meta në krah të Berishës: Një lider që ka lënë gjurmë në histori, burrë shtetit me vlera

08:44 / July 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Presidenti Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka komentuar shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës nga Britania e Madhe. Gjatë një prononcimi për mediat kosovare, Meta theksoi ditën e djeshme se nuk do që të futet në këto çështje për sa kohë është President, por nga e hëna që do të “zhvishet” nga ky kostum do të flasë hapur për këtë çështje.

Megjithatë Meta nuk ka zhgënjyer sërish duke i dalë në krah ish-aleatit të tij të vjetër, ndërkohë që nuk kanë përjashtuar as mundësinë e një bashkëpunimi mes tyre kur Meta të rikthehet në jetën aktive politike për të marrë drejtimin e LSI. Meta është shprehur se Berisha është një lider që ka lënë gjurmë të thella në Shqipëri dhe historinë e shqiptarëve dhe në raport me Kosovën. Këto komenti ai i ka bërë gjatë një intervistë në RTK, ku zhvilloi edhe vizitën e tij të fundit si President në Kosovë. “Nuk do të doja të hyja në një çështje të tillë për arsye sepse jam ende President i Shqipërisë dhe jam në një vizitë zyrtare në Kosovë. Nga e hëna në vijim do jemi më të hapur për pyetje të tilla. Ajo që mund të them është që zoti Berisha është lider që ka lënë gjurmë të thella në Shqipëri dhe historinë e shqiptarëve dhe në raport me Kosovën. Ka qenë ndër mbrojtësit kryesorë të Kosovës dhe shqiptarëve. Dihet edhe raporti i tij që ka pasur me SHBA-në. Dihet që ka patur një krisje për shkak të zhvillimeve në vitet 96-97. Më pas në vitin 2007 ose më parë, Presidenti Bush vizitoi Shqipërinë dhe në krah të tij. Nuk mendoj se këto zhvillime kanë ndonjë rëndësi të jashtëzakonshme që ne mendojmë për zotin Berisha dhe qytetarët që mendojnë për të. Ne erdhëm nga Shqipëria në Kosovë aq shpejt, padyshim ai ka një meritë historike për rrugën e Kombit”, deklaroi Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026

Protestat/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës  

14:44 / October 16, 2026

Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë, sot s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

14:18 / October 16, 2026

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

13:00 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.