Policia në Genova ndaloi një italiane 59-vjeçare, e cila pasi kaloi me semafor të kuq, u ndalua nga policia dhe u tha se ishte me koronavirus, për të evituar gjobën. Gruaja u denoncua për ngritje alarmi dhe drejtim të makinës pa patentë.
Gruaja u tha policëve se e kishte harruar patentën në shtëpi, por kur shkuan në banesën e saj, nisi të shtirej sikur kishte temperaturë e dhembje koke, duke u thënë se ishte e infektuar me virusin. Policët vendosën maskat dhe njoftuan autoritetet përkatëse, të cilët zbatuan procedurën.
Personeli mjekësor konstatoi se gruaja nuk kishte as temperaturë dhe as koronavirus. Në këtë mënyrë, u denoncua.