Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

U shty dy herë për shkak të problemeve shëndetësore, Giorgia Meloni mban konferencën vjetore për shtyp

15:40 / January 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meloni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbajti konferencën e zakonshme për shtyp, e cila ishte shtyrë dy herë, për shkak të problemeve të saj shëndetësore.

“Nuk jam e shqetësuar për zgjedhjet europiane, marrëdhënia me aleatët në qeveri është absolutisht pozitive, mendoj se të gjithë mund të sjellim një rezultat pozitiv”, theksoi Meloni.

Ajo shtoi se asnjëherë nuk do të bëjë aleancë me të majtën në Parlamentin Europian. E pyetur për kandidaturën e mundshme të Mario Draghi si president i ri i Komisionit Europian, kryeministrja italiane nënvizoi:

“Ka dy elementë. Sot nuk mund të flitet për emra kandidatësh dhe vetë Draghi ka thënë se nuk është i disponueshëm. E kam kundërshtuar Draghin, por kam bashkëpunuar me të në fushën e politikës së jashtme dhe më vjen mirë që tani po bashkëpunon me Komisionin Europian.

Megjithatë, besoj se duhet të fokusohemi tek objektivat e Komisionit dhe jo tek emrat. Synimet kryesore besoj se duhet të jenë një Europë më e forte, një agjendë strategjike më dinamike, një mbrojtje më e fortë e kufijve të jashtëm dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe mjedisi.

Në lidhje me emigracionon, Meloni nënvizoi se “nuk është e kënaqur me rezultatet e deritanishme, megjithëse në periudhën e fundit të vitit të kaluar numri i emigrantëve që mbërriten në brigjet e Italisë shënoi rënie.

Kryeministrja italiane deklaroi gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në një “debat” televiziv me sekretarin e Partisë Demokratike të qendrës së majtë, Elie Schlein, ndërsa duke iu referuar refuzimit të Parlamentit italian për të ratifikuar reformën e Mekanizmit Europian të Stabilitetit.

Së fundi, e pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me Alternativën për Gjermaninë dhe Marine Le Pen, Georgia Meloni theksoi: “Nuk dua të jap diploma në politikë.

Me Alternativën për Gjermaninë ka distanca që duken të pakalueshme, si në çështjen e Rusisë, ndërsa besoj se Le Pen ka dhënë një analizë interesante për këtë çështje.

Kryesisht punoj në kuadrin e konservatorëve europianë, por në përgjithësi besoj se kur ka parti që marrin 20% dhe 30%, të gjithë duhet të shqetësohen se si mund t’u jepen përgjigje qytetarëve që i kanë votuar.”

konferencen meloni vjetore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.