Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U tërhoq nga 11 Maji, Dhori: Berisha të rinovohet. Ne nuk mund të presim që Rama të dorëzojë pushtetin

17:37 / June 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dhori 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja aktuale e PD, por që u tërhoq dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet e 11 Majit, Ilda Dhori thotë se është e shokuar me këtë rezultat të opozitës, ku nuk i kursen akuzat për deformim të vullnetit të qytetarëve përmes presioneve dhe shitblerjes së votës. Ajo tha se këto fenomene ishin të pritshme, duke qenë se pushteti i siguron Edi Ramës të gjitha armët për të mos dorëzuar pushtetin në mënyrë të drejtë.

”Nuk dua të heq asgjë nga ato që thuhet për shitblerje vote apo për deformim të vullnetit të qytetarëve me anë të presioneve, dhe këto janë gjëra që ne i kishim në një farë mënyre në pritshmëritë tona. Ne nuk mund të presim që Edi Rama mund të dorëzojë apo të falë pushtet, pa përdorur këto armë që pushteti ia siguron atij që është në pushtet, por mund të them që nëse vullneti ose fryma do të ishte shumë e fortë, qytetarët do të ishin të lirë, do të kishin votuar pa asnjë lloj hezitimi për PD”,-tha Dhori.

Nga ana tjetër, ajo bëri thirrje për një lidership të rinovuar, duke lënë të kuptohet se thirrja e saj shkonte për drejtuesin politik të qarkut të Fierit, Gazment Bardhi dhe për kreun e PD-së, Sali Berisha.

”Unë mendoj që secili bën reflektimin e vet, nëse do të ketë ndërgjegje. Edhe pse kjo pjesë në politikë nuk është e zakonshme. Unë nuk mund të vë gishtin në një person. Ajo që unë di të them dhe e kam theksuar edhe më parë, unë kam qenë dhe kam kritikuar dhe lidershipin e PD-së. Nuk hyj sot te ata njerëz që të bërtas me të madhe e të them se Sali Berisha duhet të iki e zgjidhet gjëja. Një lidership i rinovuar i PD-së do të ishte shumë konkurrues”.

Berisha Ilda Dhori PD zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, me 25 nëntor në Bruksel

15:47 / October 23, 2026

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.