Presidenti Bajram Begaj u nis në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Mediat raportuan se pjesë e delegacionit ishte dhe çifti Asllan dhe Zhaneta Baraj.
Por siç shihet edhe nga kjo foto, ata janë fotografuar sot pasdite pranë stadiumit “Air Albania”, pranë banesës së tyre.
Kujtojmë se Presidenti Begaj kryeson delegacionin shtetëror që merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën në debatin e Përgjithshëm të Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
