Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

U tha se do të kandidonte për kreun e bashkisë Mallakastër nën siglën e PD, reagon për herë të parë Kapllanaj

21:22 / November 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kapllanaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas lajmeve në media mbi mundësinë e kandidimit të tij për kreun e bashkisë së Mallakstrës, nëpërmjet një postimi në facebook, Agron Kapllanaj ka konfirmuar kandidaturën e tij nën siglën e partisë Demokratike.

Teksa bëri me dije se do të kandidonte për kreun e bashkisë së Mallaksatrës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Kapllanaj ftoi qytetarët mallakastriotë në një takim ditën e shtunë.

“Duke marrë në konsideratë kërkesën tuaj të vazhdueshme për të kandiduar në zgjedhjet e 14 majit 2023, si një detyrim ndaj jush, unë pranova të kandidoj. Edhe pse e kam bërë shpesh dua ta përsëris puplikisht e sa herë të më jepet mundësia, mirënjohjen time ndaj jush për mbështetjen e pakursyer që më keni dhënë,por dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi patur gjatë kohës që kam drejtuar. Mirënjohja ime ndaj jush është dhe do të mbetet e përjetshme, ndaj ju premtoj se asnjëherë nuk kam për t’ju zhgënjyer, por ashtu si përherë do të jem pranë jush për të zgjidhur hallet dhe problemet tuaja. Kam aq shumë gjëra për te ndarë me ju, sa nuk do të mjaftonte ky status edhe sikur te zgjatesha pafund , ndaj ditën e shtunë, më dt. 26/11/2022 ora 14:00 ju ftoj të gjithëve, ju vëllezër dhe motra mallakasriotë, pa asnjë dallim partiak të bashkëbisedojmë në sallën e kinemasë së qytetit”- shkruan Kapllanaj në reagimin e tij.

Agron Kapllanaj ka mbajtur më herë postin e kreut të bashkisë së Mallakastrës deri në vitin 2019. Ai është kandidati i parë i zyrtarizuar nga ana e partisë Demokratike sa i takon zgjedhjeve lokale të 2023. Ndërsa nga ana tjetër Rithemelimi ka shpallur kandidaturat e për primaret në kuadër të zgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkie. KQZ nga ana tjetër ende nuk ka vendosur se cilën pjesë të PD-së do të regjistrojë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

agron kapplanaj bashkia mallakaster
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.