Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

U tha se e propozoi ai/ Bolton: Shkëmbimi territorial s’ishte ideja ime, e kërkuan liderët e Kosovës dhe të Serbisë

15:51 / July 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ish Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump John Bolton.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dialogu Kosovë -Serbi është ende një temë delikate, pasi nga dy palët nuk është arritur akoma një marrëveshje.

Ndërkohë sëfundmi ish-Këshilltari për SiguriNë Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka folur mbi çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kush e bëri i pari këtë propozim.

Ai  ka  pranuar  se ka qenë i informuar për këtë çështje, për të cilën u shpreh se ishte ide e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe  homologut të tij serb Aleksandër Vuçiç edhe pse se nuk përmendi emra.

Gjithashtu Bolton ka treguar edhe frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, teksa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan. Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit e ka konsideruar dështim mosarritjen e zhvillimit të takimit të nivelit të lartë në Washington më 27 Qershor, por për të, palët kanë humbur vetëm një fotografi pasi asgjë nuk do arrinin.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar. Mendoj se kisha ndikim se mendoja se duheshin marrë disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, e para për të ulur implikimin dhe ndikimin rus duke u përpjekur që ata të sillnin aromën e Luftës së Ftohtë. në radhë të parë ishte Ukraina në rrezik, së pari të flisja me Bjellorusinë që të mos abstrogohej nga një Rusi e Madhe. Polonia dhe Bjellorusia ishin me mua. Në Ballkan thashë se rreziku mbetej me mosmarrëveshjet e pazgjidhura, tokë pjellorë për dikë që do të mund të krijojë konflikte. Rezoluta për emrin e Maqedonisë ishte arritje e madhe. Mendova të shikonim që të bënim një progres në Kosovë. Takimi në Uashington mes Serbi mes Kosovës nuk prodhoi marrëveshje, unë qëndrova nga jashtë.

Që në 2018 pati ndikime mbi Serbinë e Kosovën. Liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik me mosmarrëveshje. Shumë kontraverse brenda dy vendeve. Një nga gjërat që do të diskutonim  ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se  kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet ta pranoni.  Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të marrin vendime, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë.”- ka thënë Bolton.

Kujtojmë se në një muaj më parë kur delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës pritej të takoheshin në Uashington për dialogun, i dërguari i Trump në Kosovë, Richard Grenell tha aso kohe se ideja e këmbimit të territoreve ishte e John Bolton. Burimi: N1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Diagnostikimi me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit

21:18 / October 14, 2026

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.