Prej kohësh tashmë po përflitet një ndarje e mundshme mes Tunës dhe Patris Berishës, që nisën që shtatorin e shkuar ku Tuna shkoi me pushime pa të birin Tian dhe bashkëshortin.
Jo vetëm kaq, pasi thashethemet i shtoi dhe fakti që Tuna ka hequr nga Instagrami mbiemrin e të shoqit.
Dyshimet u shtuan edhe më shumë kur Tuna u kthye në vendlindjen së bashku me djalin, ndërsa Patrisi nuk është me ta.
Megjithatë këto lajme mbeten në kuadër të aludimeve, pasi dyshja nuk ka treguar ende se çfarë po ndodh me ta.
Por, një foto që ka postuar Tuna në Instagram na bind më shume se ata janë ndarë.
“Duket se vetëm bimët e hashashit të gjinisë femër prodhojnë gjethe. Meshkujt janë të panevojshëm…edhe si bimë”, shkruan Tuna.

