Ish-konkurrentja e Për’puthen, Fjorela Peto, së fundmi është vendosur në qendër të vëmendjes pasi u raportua se është në pritje të ëmbël. Pasi lajmi bëri xhiron e rrjetit ka ardhur edhe reagimi i saj e cila na habiti të gjithve. Ndryshe nga sa thuhet, Fjorela ka mohuar të jetë shtatzënë. Në një status në Instastory ajo shkruan i falenderon të gjithë për urimet, por shkruan se nuk është shtatzënë.
“Falemimderit shumë për urimet por do i preferoja nëse do isha vërtetë. Media ju lutem e di që doni të hani bukë dhe ju të mbijetoni se kanë ardhur kohë të vështira por ju lutem jo kaq rëndë domethënë. Kur të jem shtatzënë do ua them pa merak. Shumë dashuri për të gjithë ju!”- shkruan ajo në foton e siguruar nga “Afterparty.al”.