Prej disa orëve në mediat online ka qarkulluar lajmi se Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të celebrojnë historinë e dashurisë nëpërmjet një ceremonie në Itali këtë pranverë.
Sipas po të njëjtit burim, dasma do të zhvillohet në Itali, ndonëse vendndodhja e saktë e ceremonisë nuk është cilësuar.
Armina Mevlani ka reaguar rreth këtij thashethemi, ku për “Anabel.al” është shprehur se nuk do të ketë dasmë.
Në fakt blogerja e njohur, edhe disa javë më parë teksa ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, saktësoi se në vitin 2020 ajo dhe Shkëlzeni nuk do të martohen.
Pra, edhe këtë vit nuk paskemi dasmë në familjen Berisha- Mevlani!