Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U ther në janar nga mafia e burgjeve greke, shokët e grupit i bëjnë të pabërën Arbër Bakos

18:01 / September 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arberbakoklodianlekocaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arbër Bako u ther në burgun e Koridhalos në janar të këtij viti nga një shqiptar dhe një grek. Mediat greke raportuan se urdhrin për ekzekutimin e tij e dha “Mafia e Burgjeve” në Greqi, e drejtuar nga shqiptarët.

Bako ka qenë pjesë e grupit të shqiptarëve të përbërë nga Klodian Lekoçaj, Olti Duçe, Brahim Brahimi dhe të tjerë, të cilët sipas mediave greke merreshin me “punë speciale” që ua kërkonte greku Aristidhes Floros. Ky i fundit ishte akuzuar nga prokuroria për një mashtrim qindra milion euro në dëm të shtetit grek dhe gjatë gjyqit donte të frikësonte avokatin që përfaqësonte palën akuzuese, pikërisht Mikhali Zafiropulos.

Sipas policisë, në zyrën e Zafiropulos shkuan Brahim Brahimaj dhe Aleksdandër Mata, ndërsa rol pati edhe Olti Duçe. Avokati i famshëm grek u vra me një plumb në zyrën e tij, i cili i përshkoi mëlçinë.

Duket se vrasja e Arbër Bakos ka bërë që të gjithë pjesëtarët e grupit të akuzojnë atë për krimet e ndodhura më parë duke thënë se Klodian Lekoçaj, i cilësuar nga mediat greke si koka e “Mafies së Burgjeve” në Greqi, të dalë i larë.

Mediat greke kanë publikuar sëfundmi dëshmitë e tyre.

Në dëshminë e tij, Brahim Brahimaj, i cilësuar si ushtari i Lekoçajt dhe i akuzuar për therjen e Arbër Bakos në janar tha: Nuk donim ta vrisnim, thjesht ta frikësonim që mesazhi të çohej siç duhej. Klodian Lekoçaj nuk ka asnjë lidhje me këtë vrasje. Urdhrin për të shkuar tek avokati na e dha Arbër Bako.

Ndërkohë, vetë Klodian Lekoçaj shprehet: Nuk mund të them se jam krejtësisht i pafajshëm pasi kam bërë disa prapësi, por unë jam dënuar për ato që kam bërë. S’kam të bëj aspak me vrasjen e Zafiropulos. Arbër Bako më ka ngatërruar kot emrin pas krahëve. Ishte fati i tij i keq që plumbi i qëlloi në mëlçi.

Lekoçaj tha gjithashtu se ishte Bako ai që ishte marrë vesh me biznesmenin grek Aristidhes Floros për të vrarë avokatin tjetër George Antonopoulos, i cili shpëtoi, raporton Albeu.com.

“Vrasja nuk u krye dhe paratë nuk u paguan siç ishte marrë vesh Bako me Florosin”, vijon Lekoçaj.

Prokuroria dyshon se në burgjet greke operon një grup mafioz i drejtuar nga shqiptarët që “mbyllin punët” e biznesmenëve grekë edhe prej qelive përmes urdhrave që u japin jashtë ushtarëve të tyre.

Lexo edhe:

Shqiptari në Koridhalo: Ju tregoj për vrasjen e Arbër Bakos dhe rolin e “kreut…

Albert Bako u vra nga bashkëatdhetari i tij, autori tregon arsyet

Arbër Bako Koridhalos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.