Banorët e zonës së “Astirit” teksa kanë vijuar protestën e tyre, tashmë kërkojnë largimin e ambasadorit të OSBE, Bernd Borchard nga Shqipëria. Ata janë shprehur se nuk do ta falin ambasadorin për gjesin fyes që bëri ndaj tyre dhe pse ky i fundit ka kërkuar ndjesë.
Banorët kanë nisur gjatë kësaj të hëne një lëvizje të re duke firmosur një peticion, përmes së cilit do kërkojnë sa më shpejt shkarkimin e ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri.
Teksa po kalonte tek Drejtoria e Policisë, i shoqëruar nga një vajzë e re ambasadori bëri një gjest të veçantë. Borchardt, kaloi aty në momentin kur protestuesit bënin thirrje: Rama ik, Rama ik. Në këtë çast, për arsye që ende nuk dihen, ambasadori ngriti gishtin e mesit dhe u largua. Pak metra më tej, ai e tregoi sërish gishtin e mesit ndaj protestuesve, veprim ky që ka ngjallur një sërë reagimesh në opinion publik.