Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për Ervin Matën, për ngjarjen e ndodhur në tetor në ish-bllok.
Prokuroria nga ana e saj kërkoi arrest me burg për Matën.
Ai u dorëzua të shtunën vetë në polici, teksa para tyre deklaroi se nuk ka qëlluar. Ai ka thënë se u dorëzua pasi nuk ka lidhje me vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt e Elion Hatos.
“Nuk kam qëlluar me armë zjarri. Jam larguar i frikësuar pas të shtënave, por nuk kam qëlluar, mua më sulmuan”,- ka thënë Mata. Ai po ashtu është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person.
I njohur si i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Mata u përfshi në konfliktin me armë të ndodhur në 5 tetor në një lokal në Ish-Bllok, ku u qëllua për vdekje Fabjol Gaxha, ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Gaxha dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo, i cili vijon të jetë ende në kërkim.
Lexo edhe: Ervin Mata dëshmon para Policisë: Nuk kam qëlluar