Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U vra në Gjermani/ E shkuara e djalit të policit shqiptar: Është dënuar që në moshën 15-vjeçare

11:37 / August 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vendi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Keidi Pasha djali i punonjësit të Policisë që u vra me armë zjarri në Gjermani, ndërkohë që u plagos rëndë kushëriri i tij, rezulton person me precedentë të mëparshëm në vendin tonë.

Ai ka emigruar në Gjermani prej disa vitesh, ku kishte nisur dhe të shkollohej për të marrë një profesion.

20- vjeçari në Shqipëri rezulton person me precedentë, pasi në vitin 2014 është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Në atë kohë vetëm 15 vjeç, Keidi u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë me 3 vite e 6 muaj burg. Arrestimi i tij u krye në Burrel, pas njoftimit të marrë nga Policia se një grup të rinjsh po kryente qitje me armë.

Çështja u dërgua në Gjykatën e Apelit nga Pasha me kërkesën se në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i mitur.

Në nëntor 2011, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi vendimin, por urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë për një periudhë prej 2 vitesh.

Ai është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e 13 gushtit në Ëenden, një qytet mes Hanoverit dhe Volvsburgut. I riu nga Burreli ishte bashkë me një kushëri të tij, në momentin kur u qëllua me armë nga një person nga një makinë në lëvizje.

Nga plumbat Pasha ndërroi jetë në spital, kurse i afërmi i tij mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Keidi Pasha mësohet se është djali i punonjësit të Policisë Rrugore në Burrel, Arben Pasha. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, fillimisht ka pasur një konflikt mes disa personave që ka nisur në një lokal në pronësi të dy shqiptarëve të tjerë. Konflikti ka vijuar edhe më tej, ndërsa ndaj dy të rinjve u qëllua me armë në momentin kur po ecnin në trotuar.

Autorët u arratisën, ndërsa kanë qenë kalimtarët ata të cilët njoftuan policinë.

gjermani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.