Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”U vra për para”, ministri i Brendshëm jep detaje tronditëse për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup

12:32 / December 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1701645344 vanjagjorgjievskapanezhezhovski
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka dhënë detaje të forta nga vrasja e 14-vjeçares nga Shkupi dhe 74-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në afërsi të Velesit. Gjatë një konference për shtyp, Spasovski tha 5 persona janë të dyshuar, 3 prej të cilëve janë në paraburgim, i ati që po merret në pyetje dhe një jashtë shtetit.

“Që të dy personat edhe e mitura nga Shkupi dhe 74-vjeçari nga Velesi dje u gjetën nga policia të vrarë dhe të varrosur njëri në Shkup dhe tjetri në Veles. Masat e ndërmarra nga ana e policisë na sollën deri tek autorët e këtij krimi, ata janë privuar nga liria. Lidhur me dy rastet janë të dyshuar 5 persona, tre prej tyre janë në paraburgim, një është jashtë shtetit dhe personi i 5, babai i të miturës është ndaluar dhe me të po zhvillohet bisedë informative”, tha Spasovski.

Ministri Spasovski tha se motivi i dy vrasjeve ka qenë interesi, ndërsa në një rast është përfshirë edhe një person nga familja më e afërt e viktimës. “Një prej personave, në marrëveshje dhe në dijeni, sipas konstatimeve fillestare, të një familjari ka organizuar ekzekutimin e krimit, me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e të miturës, nga të cilat të gjithë personat e përfshirë do të përfitojnë financiarisht”, tha Spasovski.

Prokurori Gavrill Bubevski tha se të gjithë të përfshirët në të dyja vrasjet janë identifikuar. Sipas tij, 14-vjeçarja është vrarë 3 orë ose ndoshta më pak se 3 orë pas zhdukjes së saj të hënën e kaluar.

OLIVER SPASOVSKI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

“Shteti bektashi, më afër se kurrë” ish-këshilltari i Clinton: Është punuar dy vjet për finalizimin e tij

16:39 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.