Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U zgjodh kryetar i PD, Lulzim Basha mbledh sot Kryesinë e partisë

14:45 / July 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1690621439 bashaluli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Menjëherë sapo është njohur me rezultatin pa surpriza të zgjedhjeve të djeshme për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë. Mbledhja do të zhvillohet në orën 20.00 të ditës së sotme, ku pritet të diskutohet për hapat që do të ndiqen në vijim, në kushtet kur partia është më e përçarë se asnjëherë që prej krijimit të saj. Po ashtu, temë diskutimi besohet se do të jetë edhe aksioni opozitar duke nisur nga muaji shtator.

Mes përplasjeve brenda Partisë Demokratike, grupi i Lulzim Bashës mbajti një ditë më parë zgjedhjet duke e rikthyer atë për herë të katërt në krye të partisë. Nga pak më shumë se 25 mijë demokratë në listat e ‘krasitura’ nga berishistët iu përgjigjën apelit për votim 18.052 persona, nga të cilët 16.196 vota votuan Lulzim Bashën pra rreth 90% dhe 10% zgjodhën Gjergji Hanin, i cili mori 1657 vota. Ndërkohë, nga 52 deputetë demokratë, vetëm 8 prej tyre zgjodhën të votojnë, konkretisht Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj, Selaudin Jakupllari.

Hera e katërt kryetar
Ky është mandati i katërt i Bashës si kryetar, pas zgjedhjeve në 2013, 2017 dhe 2021. Në zgjedhjet e 2021 Lulzim Basha u rizgjodh kryetar i PD-së përballë disa kandidatëve, Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, sapo Partia Demokratike kishte humbur zgjedhjet në pranverën e atij viti. Basha në vitin 2021 mori 32.882 vota, nga 75 mijë anëtarë që u thirrën në votime atë kohë.

Përçarja
Grupi i Gazment Bardhit mblodhi online Këshillin Kombëtar të enjten e 27 korrikut dhe anuloi zgjedhjet e 29 korrikut, por përkundër kësaj, krahu i Bashës vijon procesin duke i cilësuar veprimet e Bardhit anti-statutore. Çështja ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës, me kërkesë të Bardhit për të hequr emrin e Bashës nga regjistri i partive politike. Nga ana tjetër, Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës.

Basha kryesine mbledh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.