Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U zhduk për një javë, gjendet 15 vjeçarja greke që u arratis me 22 shqiptarin

12:12 / April 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4 42 696x429 500x308 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 15-vjeçare e cila ishte zhdukur që prej fillimit të kësaj jave është gjetur nga policia greke. Adoleshentja Fotini Giannopoulou ishte arratisur bashkë me një 22 vjeçar nga Shqipëria pasi e kishte njohur në Instagram. “Jam grindur sërish me prindërit dhe dua të largohem”, kështu i është shprehur Fotinija shoqes së saj 17 vjeçare, përpara se të largohej nga shtëpia.

Menjëherë pasi ishte larguar nga shtëpia, Fotini ka zhvilluar biseda online me një 22-vjeçar nga Shqipëria por edhe me shoqen e saj 17-vjeçare, të cilën e ka takuar në stacionin e metrosë në Anthoupolis.

“Të presim dhe të shohim”, thuhet se i ka shkruar e reja, 15-vjeçares, duke e çuar në shtëpinë e saj në Agios Panteleimonas, ku ishte e pranishme edhe nëna e saj 42-vjeçare.

Policia ka arrestuar të dyja femrat bashkë me 22-vjeçarin. Para se të mbërrinte në qendër të Athinës, Fotini ishte takuar me të riun nga Shqipëria dhe kishin kaluar kohën së bashku.

I i riu ka kontaktuar edhe një herë vajzën në Instagram dhe kanë lënë takim në sheshin Agios Panteleimon. Mëngjesin e së enjtes, policia greke ka lokalizuar 22-vjeçarin, i cili jetonte në një kamp rom në Aspropyrgos dhe me ndihmën e tij, ka mundur të gjejë 15-vjeçaren.

Tre të arrestuarit akuzohen se kanë rrëmbyer një të mitur, pasi e kanë bindur të largohej nga shtëpia.

Siç rezultoi nga hetimet paraprake, 15-vjeçarja doli vullnetarisht nga shtëpia e saj në Peristeri dhe u takua në stacionin e metrosë në Anthoupolis me 17-vjeçaren.

Në mbrëmjen e së njëjtës ditë, e reja ka takuar 22-vjeçarin në Aspropyrgos, kanë dalë me miqtë dhe mëngjesin e së mërkurës i riu e ka çuar në shtëpinë që strehohej në Agios Panteleimon.

15-vjeçarja iu nënshtrua ekzaminimeve në prani edhe të një psikologu për fëmijë. Sipas dëshmive të mbledhura nga policia vajza ka pasur përplasja të shpeshta me familjen e saj.

Më parë ajo ka pretenduar se ishte dhunuar, por nga ekzaminimi i mjekëve në spitalin e fëmijëve si dhe nga raporti i mjekëve nuk u zbulua ndonjë traumë e “dyshimtë”, shkruajnë mediat greke.

Gjithashtu mësohet se vajza nuk e kishte për herë të parë që largohej nga shtëpia, pasi të njëjtën gjë kishte bërë edhe në të kaluarën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.