Udhëheqësit e shtatë ekonomive më të industrializuara në botë G7, sapo kanë bërë një deklaratë pas një takimi online ku mori pjesë edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
“Do të vazhdojnë përpjekjet për të hequr dorë nga furnizimet ruse të naftës dhe për të përforcuar sanksionet që synojnë të gjymtojnë aftësinë e qeverisë ruse për të vazhduar agresionin e saj kundër Ukrainës, gjithashtu do të vazhdojmë fushatën tonë kundër elitave financiare dhe anëtarëve të familjes, të cilët mbështesin Presidentin Putin në përpjekjet e tij të luftës dhe shpërdorojnë burimet e popullit rus”, thuhet në deklaratë.