Nënat e ardhshme janë të frikësuara lidhur me rreziqet që lartësia dhe presioni mund të shkaktojë te foshnja.
Por ajo që mjekët thonë është se nuk ka asnjë rrezik nga fluturimet deri në javën e 37 të shtatzënisë, ama gruaja shtatzënë nuk duhet të ketë patur komplikacione më parë, si anemi, hemorragji, probleme kardiake apo respiratore si dhe fraktura në kocka.
Kështu që sipas studimit të fundit britanik këshillohet që shtatzënat t’i shmangin sa më shumë avionët. Ky rekomandim jepet nga mjekët britanik, të cilët merren me progresin e obstetrikës dhe gjinekologjisë.
Ata thonë se rrezet e skanerit nuk janë të rrezikshme për fetusin dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik për nënën. Por para çdo udhëtimi, sidomos kur ai është i gjatë, një grua shtatzënë duhet të konsultohet me mjekun, lidhur me rrezikun e zhvillimit të ndonjë tromboze venoze.