Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Udhëtimet jashtë Britanisë do të ndalohen, gjobë 5 mijë paund për shkelësit

14:43 / March 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
adem jashariaeroporti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjobë prej 5 mijë paund për këdo që udhëton jashtë Britanisë pa një “justifikim të arsyeshëm”, pritet të futet në fuqi javët e ardhshme, si pjesë e masave të reja anti-Covid.

Masat e reja të udhëtimit janë pjesë e një grupi kufizimesh që qeveria britanike publikoi një ditë më parë. Legjislacioni i hartuar do të votohet nga deputetët të enjten, dhe nëse miratohen, ato do të hyjnë në fuqi të hënën e ardhshme më 29 mars.

Sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock tha se kufizimet për të udhëtuar jashtë janë të domosdoshme për të shmangur importimin e një numri të madh rastesh dhe variantesh të reja që mund të vinin në rrezik shpërndarjen e vaksinave.

Ligji thotë, “asnjë person nuk mund, pa një justifikim të arsyeshëm, të largohet nga Anglia për të udhëtuar në një destinacion jashtë saj.”

Ekziston gjithashtu një njoftim i ndëshkimit fiks 200 £ për mos plotësimin e një formulari të deklaratës së udhëtimit – duke dhënë detaje personale dhe arsyen e udhëtimit – për ata që planifikojnë të largohen nga MB.

Kufizimet nuk zbatohen për të udhëtuar brenda zonës së përbashkët, e cila përfshin pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar, si Republika e Irlandës, “the Channel Islands”, ”the Isle of Man”.

Përjashtimet nga ndalimi zbatohen kur është “e domosdoshme” që një person të punojë, të studiojë, të ofrojë shërbime bamirësie, të përmbushë një detyrim ligjor, të shesë ose të marrë me qira një pronë dhe për disa arsye të kujdesit për fëmijët, mjekësor ose familjar.

Sipas udhërrëfyesit me katër hapa të Boris Johnson, udhëtimi ndërkombëtar pa justifikim të arsyeshëm do të lejohet në Hapin 3, pra jo më herët se 17 maji.

Një ditë më parë kryeministri paralajmëroi se një valë e tretë e rasteve të koronavirusit që po shihet në Francë dhe Itali mund të “arrijë edhe në brigjet tona”.

“Unë pres që ne do t’i ndiejmë ato efekte në kohën e duhur,” tha Johnson duke theksuar nevojën për të administruar shpejt vaksinat me bashkëpunimin ndërkombëtar./Sky News

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

10:23 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.