Analisti i njohur shqiptar Fatos Lubonja ka pasur nje histori udhëtimi nga Italia gati 2 javë më parë dhe për shkak të rrezikut të infektimit nga virusi Covid-19 ka zgjedhur të vetëkarantinohet në shtëpinë e tij.
Këtë e ka bërë të ditur për publikun gazetari Sokol Balla, i cili teksa i drejtonte pyetje drejtorit të Urgjencës Kombëtare, tha: “Nga fjala e kryeministrit paradite dhe sot në mbrëmje, unë kam dhe ndonjë pyetje. Ka shumë njerëz që nuk e kanë të qartë si funksionon vetëkarantinimi që e kanë kërkuar autoritetet. Si vlen karantinimi. Pra çdo njeri që ka qenë jashtë kur dhe është kthyer kur?
Nuk besoj që Fatosi do ma marri për keq që po ia përdor rastin e tij. Zoti Lubonja i cili është kthyer para 13-14 ditësh nga Italia është mbyllur në shtëpi dhe kërkon të dijë si është e vërteta”.
