Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Udhëzime të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile të Greqisë për përballimin e tërmeteve

17:12 / November 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termete
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Udhëzime të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile të Greqisë për përballimin e tërmeteve.
1.Përgatitja
a) Brenda shtëpisë
• Fiksoni mirë pas mureve raftet dhe biblotekat. Largoni nga portat mobiljet e larta të cilat mund të rrëzohen dhe të përbëjnë pengesë per të larguar.
• Vidhosni mirë në mure bolierin, depozitat e lëndëve djegëse e të ujit.
• Vendosni sendet e rënda në raftet më të ulëta.
• Largoni sendet e rënda nga krevatet dhe kolltukët.
• Fiksoni mirë llambadarët edhe freskueset e tavanit.
• Përcaktoni vendet e sigurta në çdo dhomë të shtëpisë:
– Poshtë tavolinave të sigurta.
– Larg sipërfaqeve prej qelqi dhe biblotekave.
– Larg mureve të jashtme.
• Kontrolloni funksionimin normal të rrjetit të energjisë elektrike dhe të gazit.
• Informoni të gjithë pjesëtarët e familjes për mënyren e mbylljes së siguresave të energjisë elektrike, ujit dhe gazit si dhe per numrat telefonik të emergjencave.
• Pajisuni me nje radio me bateri, elektrik dore si edhe nje kuti të ndihmes së shpejt.
b) Jashtë shtëpisë
• Zgjidhni një vend takimi pas tërmetit, i cili të ndodhet:
 Larg ndërtesave dhe pemëve.
 Larg kabllove të linjave elektrike dhe të telefonisë.Ø

2. Në momentin e tërmetit
a) Kur jeni brenda në shtëpi.
• Ruani qetësinë.
• Futuni poshtë mobiljeve të forta (Tavolina, banga etj.) përkuluni dhe mbani me duart tuaja nje kembe te saj.
• Në rast se nuk keni mobilje të forta, perkuluni në mes të dhomës,duke reduktuar sa të mundeni gjatësinë tuaj dhe mbroni me duart tuaja kokën dhe qafën. Largohuni nga siperfaqet e medha prej qelqi (dritare, ndarje xhami) ose mobilje dhe objekte që mund tju dëmtojnë.
• Μos u largoni nga shtepia .
• Mos dilni në ballkon.

b) Nëse jeni në një ndërtesë të lartë
• Largohuni nga xhamat dhe muret e jashtëm.

c) Nëse jeni në ambjente argëtimi, në qëndër tregtare ose dyqan të madh
• Ruani qetësinë
• Qëndroni në ambjent deri sa të mbarojnë lëkundjet.
• Mos ndiqni turmat që janë në panik dhe levizin në menyrë te çrregullt drejt daljeve, sepse rezikoni të shkeleni me këmbë.

d) Nëse ndodheni në ambjent të hapur
• Largohuni nga vënde që ndodhen poshtë ndërtesave, kabllove të linjave elektrike dhe të telefonisë.
• Nëse keni çantë ose dosje,mbuloni kokën me të .

e) Nëse ndodheni brenda në makinë
• Drejtohuni drejt një vëndi të hapur dhe ndaloni me kujdes makinen ne mënyrë që mos pengojë qarkullimin.
• Shmangni kalimin nëpër tunele, ura, nënkalime dhe mbikalime.

3) Çfarë të bëni pas tërmetit
a) Nëse jeni brënda shtëpise
• Përgatituti për tërmete te tjerë, të mundshëm.
• Kontrolloni me kujdes veten dhe të tjerët pranë jush për dëmtime të mundshme.
• Nëse ka persona me dëmtime të rënda mos i lëvizni.
• Evakuoni ndërtesën nga shkallët (mos përdorni ashensorin), por më parë ulni siguresat elektrike, mbyllni bombulat e gazit dhe ujin.
• Drejtohuni tek një vënd i hapur dhe i sigurtë.
• Ndiqni udhëzimet e autoriteteve dhe mos u jepni rëndësi fjalëve që përhapen.
• Mos përdorni automjetin pa arsye në mënyre qe mos të bëhen pengese për grupet e shpëtimit.
• Përdoreni telefonin fiks ose celularin vetëm në raste të vecanta, sepse shkakton mbingarkesë të linjave telefonike.
• Shmanguni nga hyrja në shtëpi nëse shikoni dëmtime, kabllo të këputura ose rrjedhje të gazit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon protestat në disa pjesë të Parisit dhe në Lyon

14:51 / October 22, 2026

Gjobë e majme për “META” për skandalin me të dhënat e përdoruesve të Facebook

11:46 / October 22, 2026

Takimi 3-orësh i Witkoff me Putin, i dërguari i Trump: Bisedimet konstruktive me presidentin rus do të vazhdojnë me takim tripalësh SHBA-Rusi-Ukrainë

22:55 / October 21, 2026

SHBA përgatitet të evakuojë stafin diplomatik dhe familjet nga Lindja e Mesme, frikë nga s*lmet e Huthëve

22:44 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.