Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Udhëzimi i publikuar nga SHBA: 10 gjëra që duhet të keni me vete në rast sulmi bërthamor

16:22 / March 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
testimi berthamor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duket sikur bota po përjeton makthin e një “lufte të ftohtë”, vetëm se askush nuk e di se kush mund të guxojë ta shtypë i pari butonin dhe toka të përballet me një luftë mes dy superfuqive.

Të gjithë po duan që t’i shpëtojnë këtij skenari makth që do ta kthente atë që po ndodh, nga një luftë në Ukrainë në një luftë bërthamore globale me qindra milionë të vdekur brenda pak sekondash.

10 gjërat që duhen mbajtur në gatishmëri

Dhjetë gjërat që ka publikuar Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të SHBA-së në një udhëzues të posaçëm me 241 faqe për katastrofat bërthamore, cituar nga agjencia greke e lajmeve In.

Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që duhet të bëjmë është të futemi në vendstrehime të nëndheshme, parkingje nëntokësore, bodrume, bunkerë, zona të tjera nën tokë.

E sakaq, çështja është se si do të mbijetojmë atje.

Ndaj duhet të jemi në gatishmëri për të pasur në çast me vete:

– Ujë, të mjaftueshëm për të paktën 72 orët e para pas rënies së bombës bërthamore. (Këtu duhet të llogarisim se njeriu ka nevojë për 3.5 litra në ditë)

– Ushqim të paktën për 3 ditë dhe patjetër i paketuar, si komserva, etj.

– Radio me bateri. Kur të bien bombat, nuk mund të ketë asgjë në sipërfaqe. Dhe sigurisht që nuk do të mund të ketë TV, internet, energji elektrike, celularë. Komunikimi do të bëhej i mundur vetëm me radio dhe ajo në valë të shkurtra.

– Seti i ndihmës së parë që përfshin gjërat e domosdoshme për mjekim të shpejtë në rast incidentesh, si fasho, pambuk, jod (betadinë) paracetamol, etj. Dhe medikamentet e ngutshme nëse keni fëmijë.

– Elektrik dore me bateri. (Siç thamë nuk do të mund të ketë fare energji elektrike)

– Bilbili. Ashtu si në tërmete, bilbili ndihmon për të gjetur dikë që mund të jetë bllokuar nën rrënoja.

– Maskë. Jo maskat që ende po mbajmë për koronavirusin, por një maskë me një filtër karboni të aktivizuar.

– Peceta të lagura, për arsye higjienike

– Hartat e zonës ku ndodhemi.

– Kutia e veglave me mjete bazë që ndoshta do t’i gjejmë të dobishme më vonë.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.