Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Udhëzimi i ri / Ja veprimet që do marrin mësuesit nëse kapin një nxënës duke parë faqe porno në shkollë

18:47 / October 9, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
100 3718 770x470 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbajtja e celularëve nga fëmijët në shkolla pavarësisht urdhrit për t’i ndaluar ato, në jo pak raste i ka kthyer edhe në pre të faqeve me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme për moshën e tyre. Kjo ka detyruar Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që të marrin një tjetër vendim lidhur me procedurat që duhet të ndjekë stafi pedagogjik sapo të konstatojë se një nxënës ndjek faqe të papërshtatshme.

Kështu, çdo   mësues,   mësuesndihmës   dhe   çdo punonjës    i    institucionit    arsimor    (psikologu, punonjësi social, oficeri i sigurisë dhe sekretari), në rast    se    në    mjediset    e    institucionit    arsimor parauniversitar,  publik  ose  privat,  konstaton  një  nxënës   që   është   duke   aksesuar   në   internet përmbajtje  të paligjshme  dhe/ose  të dëmshme për moshën  e  tij,  ka  detyrimin  të  raportojë  pranë  drejtorisë   së   institucionit   arsimor,   institucionit  arsimor  vendor përgjegjës për  arsimin parauniversitar (në vijim “IAVPAP”), organeve të  Policisë   së   Shtetit   dhe   strukturave   vendore   të mbrojtjes së fëmijës, shkruan tirananews.al

Punonjësi i mbrojtjes së fëmijës në bashki ose njësi  administrative,  pas  marrjes  së  raportimit,  ka detyrimin   të   ndërmarrë   të  gjitha   masat   dhe veprimet     e     nevojshme     për     verifikimin     e informacionit   të   dhënë   dhe   fillimin   ose   jo   të vlerësimit fillestar të rastit.

Pas verifikimit të informacionit dhe vlerësimit  fillestar  të  rastit,  punonjësi  i  mbrojtjes  së  fëmijës njofton  Agjencinë Shtetërore  për  të  Drejtat  dhe Mbrojtjen  e  Fëmijës  e  cila  sipas  ligjit  nr.  18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” dhe ligjit  nr.  2/2017,  “Për  sigurinë  kibernetike”  i  kërkon autoritetit përgjegjës të marrë masa për bllokimin e aksesit    në   rrjetet kompjuterike    ose    ato    të informacionit dhe në faqet e internetit.

Punonjësi  mbrojtjes  së  fëmijës  organizon takime  këshilluese,  ndërgjegjësuese  me  prindërit  dhe  fëmijën.  Në  rastin  kur  vlerësohet  se  janë  të pamjaftueshme seancat e këshillimit ndaj prindërve të  fëmijës,  punonjësi  i  mbrojtjes  së  fëmijës  në bashkëpunim  me  Njësinë  e  Vlerësimit  e  Referimit të  Rasteve  marrin  masa  për  hartimin  e  planit  për aftësim prindëror i cili përmban masa për detyrimin  e   prindërve   për   të   ndjekur   kurse   për   aftësim  prindëror duke marrë në konsideratë përcaktimet e  ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. / tirananews.al

mesues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.