Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

UEFA bllokon festën e madhe për “Arena Kombëtare”. Francën pritet ta shoqërojë edhe Macron në Tiranë

16:47 / October 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stadiumi arena kombetare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i FSHF, Armand Duka premtoi se ndeshja 17 Nëntorit kundër Francës do të luhet në “Arenën Kombëtare”, ku edhe do të bëhet inaugurimi i stadiumit.

Por është UEFA që vendos dhe pas inspektimit, çdo gjë është vënë në pikëpyetje.

Askush nuk mund ta thotë me siguri nëse sfida e fundit e grupit eliminator me kampionët e Botës do të luhet në  stadiumin e sapo papërfunduar.

Gjatë inspektimit të fundit, të dërguarit e UEFA-s kanë pasur shumë kritika dhe kanë vendosur disa detyra emergjente ndaj njerëzve përgjegjës për finalizimin e punimeve.

Pas disa orëve inspektim në stadium, ata janë larguar duke konfirmuar se do të kërkojnë periodikisht raporte për “detyrat e shtëpisë” që duhet të bëjë pala shqiptare, para se të vendoset nëse ndeshja duhet të luhet në “Arena Kombëtare”.

Problemet më të mëdha lidhen me çështjet teknike që kanë të bëjnë me prodhimin e sinjalit, transmetimin e ndeshjes dhe akomodimin e komentatorëve e gazetarëve.

Sipas të dërguarve të UEFA-s, pozicionet e kamerave të transmetuesve të ndeshjes duhet të zhvendosen një kat më poshtë për të siguruar një pamje më të plotë, por me të njëjtën arsye duhen zhvendosur edhe vendet e komentatorëve të sfidës.

Probleme janë evidentuar edhe në pozicionet ku do të akomodohen gazetarët në pjesën e tribunës pasi jo të gjithë reporterët do të kenë fushëpamje të plotë. UEFA kërkon që gazetarët të akomodohen në vende sa më komode dhe me pamje sa më të qartë të fushës së lojës.

Të gjitha modifikimet duhet të bëhen brenda disa ditësh.

Nga UEFA nuk është marrë ende një vendim përfundimtar nëse me kampionët e Botës më 17 Nëntor do të luhet në “Arenën Kombëtare”. UEFA nuk ka lënë një afat dhe bëhet fjalë që të gjitha modifikimet lidhen ekskluzivisht vetëm me ndeshjen kundër kampionëve të botës, sepse më pas është gjithë koha e nevojshme për të rregulluar çdo detaj.

Gazetarët francezë, të pranishëm gjatë këtij inspektimi, kanë pranuar se në ndeshjen inauguruese, përveç presidenti të UEFA-s, Alexander Ceferin, mund të jetë i pranishëm edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. 

Arena Kombëtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.