Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

UEFA gjobit Barcelonën për FPF

22:44 / July 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
barcelona fc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Barcelona është gjobitur me 15 milionë euro nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar (FPF). Takimet mes presidentit, Joan Laporta dhe kreut të UEFA-s, Alexander Ceferin kanë sjellë frytet e duhura, por pa arritur që të shmang dënimin.

Përveç spanjollëve edhe Roma është gjobitur me 3 milionë euro. Ndërkaq, në listën e klubeve që kanë rënë dakord për marrëveshje zgjidhjeje janë: Hajduk Split, Aston Villa, Chelsea dhe Olympique Lyon, me kohëzgjatje të ndryshme nga 2 deri në 4 vite, në varësi të aftësisë së klubeve për t’u përputhur me rregulloret financiare në afate të caktuara. Situata më problematike është ajo e londinezëve.

Chelsea ka një defiçit prej 80 milionë euro, të cilin do ta shlyejë në katër këste vjetore deri në vitin 2029. Barcelona ndjek me një defiçit prej 60 milionë eurosh, ndërsa Lyon me 50 milionë, për të cilin klubi ka pranuar që nëse bie një kategori më poshtë dhe nuk arrin të përmbushë rregullat, të përjashtohet nga garat evropiane në sezonin 2025-2026.

Aston Villa do të paguajë 20 milionë euro, ndërsa Hajduk Split ka marrë një gjobë prej 1.2 milionë eurosh. Nga ana tjetër, disa klube kanë arritur objektivat e vendosura dhe nuk janë ndëshkuar. Këtu përfshihen: Milan, Inter, Monaco, Marseille, Paris Saint-Germain, Beşiktaş, Trabzonspor dhe Royal Antëerp, të cilët sipas UEFA-s janë në përputhje me kërkesat për vitin financiar që përfundoi në 2024.

Qëllimi përfundimtar i këtyre marrëveshjeve është që klubet të arrijnë përputhshmëri të plotë me rregulloren e fitimeve të futbollit deri në fund të periudhës përkatëse të zgjidhjes që shkon deri në sezonin 2028/29, varësisht nga marrëveshja individuale.

barcelones FPF gjobe rregulla uefa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.