Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

UEFA ka vendosur, dy vite përjashtim për klubet e Superligës

08:44 / May 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aleksander Ceferin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

UEFA po bëhet gati që të jap më në fund verdiktin e saj mbi rebelët që planifikuan Superligën dhe në Spanjë e Itali, nuk do të jenë shumë të kënaqur. Sipas ESPN, presidenti Çeferin dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, shumë shpejt do t’u komunikojnë të gjithë klubeve që nuk kanë dalë ende zyrtarisht nga akordi i Superligës një përjashtim dyvjeçar.

UEFA po shqyrton ende ngjarjet që çuan në krijimin e Superligës dhe të marrë masat ndaj këtyre rebelëve. Por Çeferin është i qartë se ndryshimi i rregulloreve si fillim do t’ua bëjë të pamundur ndarjen e mëvonshme, ndërsa pjesëmarrësit nuk do ia hedhin pa u lagur. Gjatë këtyre ditëve, Çeferin ka pasur bisedime me 10 nga klubet pjesëmarrëse në plan, duke evituar Realin dhe Juventusin që cilësohen si organizatorët.

Si fillim, mendohet se ai ka gjetur akordin me 7 nga klubet. Këtu përfshihen të gjithë anglezët dhe Atletiko Madrid, të cilat kanë nënshkruar dokumentet e tërheqjes dhe kanë nisur procedurën ligjore. Mbetet për t’u shqyrtuar vendimi i Real Madrid, Barcelonës, Juventusit, Interit dhe Milanit. Sipas ESPN, këta klube nuk kanë nisur tërheqjen edhe ligjërisht, pasi nuk duan të paguajnë sanksionet që parashikon kontrata.

Por UEFA do të bëjë të qartë se kush nuk heq dorë përfundimisht nga Superliga edhe ligjërisht, do të ndëshkohet me 2 vite përjashtim nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare, që do të sillte një humbje shumë më të rëndë financiare për të gjithë. Pesë klubet që nuk janë tërhequr, të udhëhequr nga Juvja e Reali, po bëhen gati për betejë ligjore, për të evituar sanksionet e UEFA-s, në një çështje që mund ta kthejë futbollin më shumë një çështje gjykate sesa fushe

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.