Mëngjesi i shtunës nisi me shpërthime në Izrael, teksa pas një sulmi me raketa nga Hamasi ka provokuar nisjen e luftës mes dy vendeve e deri më tani raportohe për dhjetëra viktima e qindra të plagosur, pas hedhjes të mbi 5 mijë raketave drejt Izraelit.
Izraeli po organizohet për t’u kundërpërgjigjur dhe vënë situatën nën kontroll, teksa kryeministr Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi është zyrtarisht në luftë, mirëpo kjo situata e tejet e tensionuar, duke se ka prekuar dhe botën e futbollit.
E vënë përballë një situate të tillë, UEFA ka anulluar zhvillimin e ndeshjes Izrael-Zvicër e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, e cila ishte programuar të luhej, në mbrëmjen e 12 tetorit, në Tel Aviv, një nga qytetet objektiv të sulmit të Hamasit, si dhe të gjitha ndeshjet e planifikuara në Izrael për 2 javët e ardhshme.
