TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023

‘Më mungon’! Kiara pranon ndjenjat për Luizin

23:27 / January 30, 2023

Pse kafen duhet ta pini me qumësht

23:23 / January 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Sporti

UEFA ndryshon formatet e Ligës së Kombeve dhe të Kampionatit Europian

19:41 / January 25, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e parë për këtë vit të ri në ‘Shtëpinë e Futbollit Europian’ në Nion të Zvicrës. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv, teksa u miratuan disa vendime të rëndësishme sa i përket Në këtë mbledhje u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme, teksa Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s aprovoi disa formate të reja për kompeticionet e ekipeve kombëtare të meshkujve, që pritet të hyjnë në fuqi në shtator të vitit 2024.

Pas konsultave të gjata me të gjitha federatat anëtare në UEFA, u vendos që të modifikohen formatet aktuale të Ligës së Kombeve dhe kualifikueseve të Kampionatit Europian, për të dhuruar e për të ofruar një garë më të fortë dhe më emocionuese brenda datave ekzistuese, dhe në të njëjtën kohë për të forcuar burimet e federatave anëtare e për të siguruar një rikuperim më të qëndrueshëm të shkaktuar nga pandemia covid-19.

Formati i ri i Ligës së Kombeve

Liga e Kombeve do të zgjerohet me një raund të ri eliminues që do të luhet në muajin mars, duke krijuar kështu vazhdimësinë midis fazës së grupeve që përfundon në muajin nëntor dhe finaleve të luajtura në muajin qershor. Liga e Kombeve do të zgjerohet me një raund të ri eliminues që do të luhet në muajin mars, duke krijuar kështu vazhdimësinë midis fazës së grupeve që përfundon në muajin nëntor dhe finaleve të luajtura në muajin qershor.

Fituesit dhe skuadrat e vendeve të dyta në grupet e Ligës A, do të marrin pjesë në këto ndeshje play-off për të përcaktuar pjesëmarrësit në Final Four. Skuadrat e treta të grupeve të Ligës A ndaj ekipeve të dyta në grupet e Ligës B, si dhe skuadrat e treta të Ligës B dhe vendet e dyta të Ligës C, do të luajë gjithashtu ndeshje play-off për ngjitjen dhe rënien Zgjerimi i Ligës së Kombeve të UEFA-s, me ndeshjet e luajtura në muajin mars do të ketë të bëjë vetëm me një numër të përzgjedhur skuadrash dhe ekipet e mbetura do të jenë të disponueshme për të filluar kualifikueset europiane.

Formati i ri i kualifikueseve për Kampionatin Europian dhe Kampionatin Botëror

Formati i ri i kualifikueseve për Kampionatin Europian apo për Kampionatin Botëror do të jetë më i konsoliduar, me 12 grupe tashmë me katër dhe pesë skuadra, për të rigjallëruar më shumë këtë kompeticion dhe duke dhuruar më shumë garë në të gjitha nivelet.

Në grupet me pesë skuadra, fushata e eliminatoreve do të nisin në muajin mars, ose në muajin qershor nëse ato janë ende duke garuar në çerekfinalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s ose janë të përfshirë në ndeshjet e promovimit në një ligë më lart, ose rënies në një ligë më poshtë. Ndërkaq, në grupet me 4 skuadra, fushata e eliminatoreve do të nisë në muajin shtator.

Fituesit e grupeve do të kualifikohen drejtpërdrejt në finalet e Kampionatit Europian ose atij Botëror, ndërsa skuadrat e vendit të dytë ose do të kualifikohen në mënyrë direkte ose do të marrin pjesë në ndeshjet e play-off-it (së bashku me ekipet e UEFA Nations League për t’u kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian). Ndërkaq, nuk është propozuar asnjë ndryshim për finalet e Kampionatit Europian, ku do të vijojnë të marrin pjesë 24 ekipe. Ky format i ri i aprovuar ditën e sotme do të hyjë në fuqi pas EURO 2024.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori edhe disa vendime të tjera shumë të rëndësishme. Finalja e Superkupës nga Kazani në Athinë, më 16 gusht 2023. Gjithashtu, Sllovakia do të presë finalet e Kampionatit Europian 2025 për ekipet kombëtare të grupmoshës U-21. U miratuan gjithashtu edhe rregulloret e Kampionatit Europian UEFA U-21 (2023-2025) dhe rregulloret e Kampionatit Europian për femra (2023-2025). Pas pandemisë covid-19, Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu të Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të ndërpresë aplikimin e ‘UEFA Return to Play Protocol’, që u miratua në vitin 2020.

Mbledhja e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të jetë më 4 prill 2023, në Lisbonë të Portugalisë, një ditë përpara Kongresit të 47-të të UEFA-s.

Ligës së Kombeve uefa
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Lionel Messi: Doja që Kupën e Botës të ma jepte Maradona, luta Zotin para penalltisë së fundit

20:59 / January 30, 2023

Duka: Do kisha marrë Mourinhon trajner, nëse shqiptarët…

13:47 / January 30, 2023

Fundjava kuqezi, Uzuni shkëlqen me dopietë

13:12 / January 30, 2023

Milan në krizë, Giroud bën “autokritikë” 

09:13 / January 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Heqja e kamerave të grupeve kriminale/ Karamuço: Operacion i gabuar, duhej i njëkohshëm dhe në fshehtësi

22:13 / January 30, 2023

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit të FBI të hetonte për Ilir Metën

21:33 / January 30, 2023

Beteja në KZAZ, Kulluri: Ka gjasa që Berisha nuk do të hyjë në zgjedhje, “Rithemelimi” ka humbur pikë

20:33 / January 30, 2023

VIDEO/ BBC ‘zbulon’ bunkerin 5 katë nën tokë të Enver Hoxhës, duhej të përballonte sulmet kimike e nukleare

20:11 / January 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.