Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

UEFA shpërblen tifozët e futbollit: 10 mijë bileta falas në finalen e Ligës së Kampionëve

16:49 / February 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
UEFA 609x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes një vendimi të pashembullt 10000 tifozë do të mund të shohin falas finalen e Ligës së Kampionëve. Ky veprim i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) është në kundërshtim me organizimin e finales së futbollit amerikan, Super Bowl, të dielën.

Biletat më të lira për këtë organizim kanë kushtuar mijëra euro. Sipas vendimit të UEFA-s, secili klub do të përfitojë 5,000 bileta për finalen që do të zhvillohet në Shën Petersburg të Rusisë më 28 maj.

Biletat duhet t’iu ndahen mbështetësve besnikë dhe jo sponsorëve apo zyrtarëve të klubit. “Tifozët e futbollit janë gjaku i lojës”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin përmes një deklarate.

“Ne menduam se kështu do të kuptojmë vështirësitë që ata kanë përjetuar në dy vjetët e fundit dhe përsëri kanë arritur të mbështesin ekipet e tyre dhe të jetojnë me pasion edhe kur janë larg stadiumeve”.

Grupi, Mbështetësit e Futbollit të Evropës, ka mirëpritur këtë vendim të UEFA-s, duke njohur rëndësinë e turmave gjatë ndeshjeve. “Tifozët nuk kanë sasi të pakufizuar të parave për të shpenzuar në futboll”, ka thënë ky grup përmes një deklarate.

“Ne jemi të lumtur që me këtë veprim pozitiv, UEFA ka pranuar faktin se inflacioni i vazhdueshëm në çmimin e biletave është duke përjashtuar secilën herë e më shumë njerëz nga shikimi i ndeshjeve”.

Organi qeverisës i futbollit evropian ka njoftuar se 10,000 bileta do të vihen në dispozicion për finalen e Ligës së Kampionëve, 8,000 për finalen e Ligës së Evropës dhe 6,000 secila për finalen e Ligës së Konferencës së Evropës dhe finalen e Ligës së Kampionëve të femrave, të gjitha të ndara në mënyrë të barabartë midis klubeve finaliste

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026

Manaj e Ismajli: Vuajtëm vetëm minutat e para, duam vendin e parë në grup

11:20 / September 27, 2026

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.